SHËNDETËSIA

Miratohet studimi klinik i vaksinës kundër COVID-19 në Gjermani

Kompanitë ”BioNTech” dhe ”Pfizer” kanë marrë leje nga Instituti federal gjerman “Paul Ehrlich Institut” për fillimin e studimit të kandidatëve për vaksinën kundër COVID-19.

”Kompania gjermane BioNTech dhe ajo amerikane Pfizer, së bashku kanë zhvilluar vaksinën BNT162, ndërsa ky është studimi i parë klinik i kandidatëve për vaksinë kundër koronavirusit në Gjermani si pjesë e një programi zhvillimor botëror”, theksuan dy kompanitë në një konferencë shtypi të përbashkët.

Pfizer dhe BioNTech paralajmërojnë edhe studime shkencore në SHBA, pasi të marrin leje nga institucionet amerikane, gjë që pritet së shpejti.

Studimi i parë do të përfshijë rreth 200 kandidatë të shëndetshëm të moshës prej 18 deri 55 vjeç me doza të plota prej një deri 100 mikrogramë, që të konfirmohet doza optimale për studim të mëtejshëm, por edhe të vlerësohet siguria dhe imuniteti i vaksinës.