Miratohet raporti vjetor i RTK-së për vitin 2022

Komisioni për Administratë Publike dhe Media ka shqyrtuar raportin vjetor të RTK-së për vitin 2022, ku me 6 vota për ky raport i dërgohet për seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Valon Ramadani, kryetar i Komisionit për Administratë Publike dhe Media, ka thënë që të analizohen mundësitë që në një afat sa më të shpejtë RTK të ketë një objekt të përhershëm që i plotëson kushte te funksionimit të televizionit publik.

 “Qeveria e Kosovës në koordinimin me Bordin e RTK-së t’i analizojë mundësit që në një afat sa më të shpejtë RTK të ketë një objekt të përhershëm që i plotëson kushte te funksionimit të televizionit publik”, tha Ramadani, derisa shtoi që komisioni  ka rekomanduar që raporti vjetor i RTK-së për vitin 2022  të miratohet, ku me 6 vota për ka marrë miratimin.

Go to TOP