Bota

Miratohet plani gjerman me vlerë prej 500 miliardë eurosh… në kuadër të luftës kundër Covid-19

Bruksel, 8 korrik – Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.

Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.

Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e Konkurrencës, tha se ”fondet përmbajnë garanci të mjaftueshme për të kufizuar shtrembërimet e konkurrencës”.

“Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për të lehtësuar hyrjen në financa për kompanitë e prekura nga epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së”, tha ajo/DPA.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483