Kosova

Miradije Kelmendi emërohet Kryeshefe e IPK-së

Miradije Kelmendi është emëruar Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, mandati i së cilës zgjat 5 vjet, raporton Koha.net.

Kelmendi me këtë vendim, duhet të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Para Kelmendit, Kryeshef ishte Hilmi Mehmeti, të cilin e ka shkarkuar nga detyra Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, pasi thuhej se me veprimet e tij, ka shkaktuar keqmenaxhim të vazhdueshëm të IPK-së, ka dështuar të përmbush objektivat strategjike të IPK-së dhe përfundimisht, sipas vendimit, me veprimet e tij në keqmenaxhim të vazhdueshëm, Mehmeti ka dëmtuar imazhin e IPK-së.

Image

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.