OPINION

Miqësia amerikane, testohet vetëm në “shtratin e Prokrustit” të NATO-s!

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Duhet kuptuar që Trumpi temën e tërheqjes së trupave amerikane nëpër botë, ashtu sikurse, ndërtimin e murit meksikan, pastaj reduktimin e emigrantëve, etj. (tash në kohën e pandemisë covid19, sa kuptova do lejoj sërish ardhjen e migrantëve)e ka pas në Programin e vet elektoral. Por, kur janë në pyetje tërheqja e ushtrisë, asnjë Senator Amerikan s’mund ta kërkoj këtë, pa pëlqimin e shumicës të dy dhomave të Kongresit dhe pa koordinimin me Pentagonin. S’këndejmi përdorimi i “faktit” për tërheqje edhe nga Kosova, ashtu si bëri në Siri e Afganistan, nuk ka të bëjë me ndonjë kërcenim serioz dhe ashtu si po e propagandojnë ca medie sociale mercenare, por me një planimetri precize, të peshuar dhe të matur deri në detaje na ana e planimetrisë së Pentagonit.

2. Nuk janë të rastësishme gjithë këto investime që i ka bë dhe po i bënë Serbia, në armatimin e ushtrisë së saj. Sidomos me blerjen e sistemeve të sofistikuara mbrojtëse, dhe sulmuese, nga Putini. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Shqipëria. Sepse, vetëm ekuilibri i forcave ushtarake e mbanë dhe e ushqen paqen ballkanike. Ky është leksioni që na e mësoi historia, me aktin e tërheqjes së Turqisë nga Ballkani…

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483