SHËNDETËSIA

Ministrja Hoxha i bashkohet thirrjes për vaksinim të rregullt të fëmijëve

Me rastin e Javës për imunizim, e proklamuar nga OBSh, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar prindërit të respektojnë oraret dhe bëjnë vaksinimin e fëmijëve, ngase, siç ka shkruar ajo, mirëqenia në familje fillon me fëmijën.

Po ashtu, Ministrja Hoxha ka theksuar në rrjetin social se “parandalimi është më i mirë se shërimi”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:

“Secili prind, e ka për obligim të sigurojë jetë sa më të shëndetshme për fëmijën e vet. Vaksina është një nga arritjet më të mëdha në shëndetësi andaj, si prind, kam ndjekur oraret e rregullta të vaksinimit dhe ftoj prindërit tjerë të jenë po ashtu të përpiktë me vaksinimin e fëmijëve.

Mirëqenia në familje fillon me fëmijën! Parandalimi është më i mirë se shërimi. Rreziku për t’u dëmtuar nga një vaksinë është dukshëm më i vogël se sa rreziku i sëmundjeve të rënda, është i qëndrueshëm dhe duhet respektuar.

#DhurataHoxha #vaccinationday #unicef #kosova” /Kosova.info/