Kosova

Ministrja Haxhiu: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet, i përket qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet.

Haxhiu ka thënë se pasuria e keqpërdorur që do të konfiskohet është e qytetarëve dhe jo e individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndiqen kurrë për veprimet korruptime

Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive“, u shpreh ministrja.

Ajo reagoi edhe ndaj kritikave për projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, teksa i ftoi për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Haxhiut:

Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.

Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!

Shfaq më shumë
//benoopto.com/4/3473483