Kosova

Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshje me QKRMT

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitilimin e të Mbijetuarve të Torturës, drejtoreshën ekzekutive, znj. Feride Rushiti.

Me anë të kësaj marrëveshje, anëtarëve të QKRMT-së, u lejohet që të vizitojnë Institucionet Korrektuese të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi.

Ministrja Haxhiu, falënderoi znj.Rushiti, për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u dakorduan për bashkëpunime të mëtejme. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.