Kosova

Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e Lihtenshtajnit për Ditën Kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Principatës së Lihtenshtajnit me rastin e Ditës Kombëtare.

Duke shprehur urime të përzemërta për 80 vjetorit festimit të kësaj dite, Ministrja Haradinaj – Stublla tha se Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë me shtetin e Lihtenshtajnit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Principata e Lihtenshtajnit më 25 mars të vitit 2008. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.