Kosova

Ministrja Haradinaj Stublla takoi shefin e Misionit Belg në Prishtinë, flasin për liberalizimin e vizave

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, ka pritru sot në takim Shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Mbreterisë së Belgjikës në Kosovë, z.Jean-Louis Servais – shkruan Kosova.info   

Kryediplomatja Haradinaj Stublla edhe në këtë takim ka ritheksuar kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si e drejtë për lëvizje të lirë.  

“Ritheksova kërkesën tonë për insitutcionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme”, tha Ministrja Haradinaj Stublla./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.