Kosova

Ministrja Haradinaj – Stublla nderon Heroinat dhe merr detyrën zyrtare në krye të MPJD-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, të premten edhe zyrtarisht mori detyren e shefes së diplomacisë së Republikës së Kosovës – raporton Kosova.info

Para se të merrte detyren e saj të re, Ministrja Haradinaj – Stublla bëri nderime te Memoriali Heroinat, i ndërtuar për të kujtuar rreth 20 000 viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se jorastësisht vendosi që fillimisht të vizitoj këtë memorial. Ajo tha se të vërtetën e plotë për Kosovën dhe popullin e saj do ta thotë gjithmonë zëshëm, kudo që të shkojë nëpër botë.

“Prej këtu zotohem se do të kërkojë zëshëm drejtësi për gjithçka që ka ndodhur. Drejtësia dhe përgjegjësia për plagët tona ende të hapura do të kërkohet pa ndalë”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

Pas nderimeve të bëra te Memoriali Heroinat, përpara Ministrisë, Ministrja është pritur nga U.D.

Sekretari i Përgjithshëm, z.Skender Durmishi; Drejtori i Përgjithshëm, z. Albert Prenkaj dhe udhëheqës të departamenteve dhe divizioneve të këtij institucioni.

Ministrja Haradinaj – Stublla, pasi mori detyrën zyrtarisht, vizitoi nëpër zyra edhe stafin e Ministrisë që do ta udhëheq./Kosova.info/