Kombëtare

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri: Respektoni masat!

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë apel qytetarëve që të bëhen të kujdesshëm për të frenuar Covid-19.

Ministrja Manastirliu shkruan se në spitalin Infektiv ka të shtruar edhe të rinj. Sipas saj, shumë të rinj me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit.

“Vetëm me kontributin e të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet”, ka thënë ajo.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483