Show Biz

Ministrja e re e Punëve të Jashtme: Meliza Haradinaj-Stublla komentohet për dukjen e saj atraktive në ditën e parë të punës

Sot (e premte) ka marrë detyrën e saj të re si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo deri më tani ka mbajtur postin e këshilltares së liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, teksa tani e tutje do të jetë një nga ministret e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Haradinaj-Stublla e nisi ditën e parë të punës duke bërë homazhe para memorialit “Heorinat” në Prishtinë, kushtuar grave të dhunuara gjatë luftës.

Kush është Meliza Haradinaj, zyrtarja e Qeverisë së re - GazetaBlic

Ajo çfarë ra në sy ishte dukja e saj elegante dhe me stil, e thjeshtë dhe në përputhje me kodin etik të postit të ri që ajo tashmë e gëzon.

Pantallonat e zeza kombinuar me një sako të bardhë, u cilësuan si zgjedhja e duhur e ministres së re, e cila tashmë do të merret me Punët e Jashtme dhe Diasporën.

Meliza është ministrja femër më e re në moshë në Qeverinë Hoti.