Kosova

Ministrit i Arsimit Shyqyri Bytyqi kërcënon Ferid Idrizin, ky i fundit e paraqet në polici

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqyi e ka kërcënuar një zyrtar të lartë të kësaj ministrie ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për Ferid Idrizin i cili mban pozitën e Drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikanë në MASHT.

Kërcënimi fizik sipas burime të Gazetës Blic ka ardhur pasi që Idrizi nuk ka nënshkruan një dokument për të cilin ministri i Arsimit, personalisht kishte kërkuar nga Idirizi që ta vë nënshkrimin e tij.

Sipas të njëjtit burim, kërcënimi ndaj Ferid Idrizit nga ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ishte bërë në prani të dy këshilltarëve të tij.

Gazeta Blic ka siguruar email që Ferid Idrizi zyrtar i lartë në MASHT i ka dërguar ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyriq, e ku në detaje e përshkruan kërcënimin, fyerjet dhe tregon arsyen se pse nuk e ka nënshkruar një dokument, e që sipas Idrizit zyra ligjore kishte dhënë intepretim krejt tjetër për atë dokument.

“ I nderuar Ministër,
Jam i shokuar nga sjellja juaj ndaj meje! Ju sot me kërcënuat hapur dhe fyet rënd dinjitetin tim, ishte është një kërcënim i hapur fizik ndaj meje sepse unë nuk e nënshkruajta një document që e sollët ju e të cilin zyra ligjore e modifikoj pasi kishte të gjetura të shumta”, thuhet në email që idiriz I ka dërguar eprorit të tij, këtë rast minsitit Bytyqi.

Drejtori I Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikanë në MASHT Ferid Idrizi ka treguar edhe momentin kur minisitri e kishte përzënë ata nga zyra.

“ Unë u gjenda në një pozitë të rëndë kur ju u ngritët në këmbë dhe më përzutë nga zyra, në prezencë të këshilltarit tuaj z. Hysenaj dhe znj. Hanemsha Latifi. Unë e nënshkruajta interpretimin të cilin e kishte përgatitur z. Bashkim Shala zyrtar ligjor në MAShT sipas procedurave dhe më kishte dërguar përmes imelit, por nuk nënshkruaj dokumente të cilat kjo zyre i konsideron të jashtëligjshme”, thuhet ndër të tjera.
Gazeta Blic ka mësuar se Idrizi rastin e kërcënimit fizik nga ministrti i Arsimit e ka paraqitur edhe në policinë e Kosovës.