Kosova

Ministria për Komunitet dhe Kthim vendosë të ndërtoj 29 shtëpi të reja për 29 familje

Përmes një komunikate për media Ministria për Komunitete dhe Kthim ka njoftuar se kanë vendosur të ndërtojnë 29 shtëpi të reja për 29 familje apo gjithësej 136 anëtarë duke përfshirë edhe fëmjët e vegjël – shkruan Kosova.info

Në seancën e fundit elektronike të Komitetit Drejtues të projektit “Kthimi dhe Riintegrimi në Kosovë, Faza e Pestë (EU RRK-5)”, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim vendosën të ndërtojnë 29 shtëpi të reja për të kthyerit dhe PZHBV-të nga komunat Istog, Rahovec, Shtërpcë, Pejë dhe Graçanicë. Seanca elektronike u mbajt në prani të përfaqësuesve të UNHCR-it dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila po zbaton projektin.

29 familje të zgjedhura të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit me gjithsej 136 anëtarë, përfshirë fëmijët e vegjël, do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ndërtimi i shtëpive. Përveç shtëpive të reja, familjet më të rrezikuara të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit gjithashtu do të marrin burime financiare stimuluese për të filluar biznesin e tyre në mënyrë që të kenë burime të të ardhurave dhe kështu të bëhen të pavarura ekonomikisht. Ndërtimi i të gjitha 29 shtëpive të sapo aprovuara është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit.

Projekti i përmendur i BE-së RRK-5 po implementohet në 12 komuna të Kosovës, përkatësisht: Graçanicë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Prizren, Pejë, Istog, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.