SHËNDETËSIA

Ministria e Shëndetësisë: Bordi i SHSKUK’së ishte jofunksional

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate adresuar mediave tregoi se sot emëroi Bordin e ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). E kjo për shkak se sipas ministrisë, bordi deri tani ka qenë jo funksional dhe pa kuorum si rezultat i rënies së qeverisë së mëparshme.

Tutje, ministria ka njoftuar se Dr. Naser Ramadani, do të vazhdojë të mbetet drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publiek (IKSHPK).

Madje, në njoftim thuhet se vet Ramadani propozoi mikrobiologun, Xhevat Jakupin, të bëhet përgjegjës IKSHPK’së në Bordin e SHSKUK’së.

Ministria siguron se Bordi i ri i SHSKUK’së është emëruar sipas në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë:

Sot u emërua Bordi i ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëjë me dije se prej sot bordi deri tani jo funksional prej këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës është plotësisht funksional dhe do t’i dalë në ballë sfidës më të jashtëzakonshme që e ka Shërbimi ynë spitalor. 

Për dijeni tuaj të nderuar qytetarë, me rënien e Qeverisë paraprake, bordi pati mbetur jo-funksional, pa kuorum, për shkak të largimit të disa prej anëtarëve.

Në kohën kur bota po ballafaqohet me një pandemi të rrezikshme siç është Koronavirusi Covid-19 dhe rrjedhimisht edhe Kosova, për Ministrinë e Shëndetësisë është shumë e rëndësishme që SHSKUK si ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore dytësore dhe tretësore në vend të jetë funksional dhe në shërbim karshi situatës së krijuar.

Ju njoftojmë po ashtu se prof. Dr. Naser Ramadani, vazhdon të jetë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili bashkë me kolegët janë 24/24 në krye të detyrës.

Koordinimi me MSh-në si autoriteti më i lartë shëndetësor në vend dhe me nivelet e tjera të kujdesit shëndetësor ka qenë i shkëlqyer edhe falë punës dhe angazhimit të IKSHPK-së. 

Me propozimin e Prof. Ramadanit dhe pëlqimin e tij, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi, mikrobiolog, i cili është përgjegjës për testimit me RT-PCR të mostrave të mbledhura për testim në COVID-19.

Sa i përket Bordit të ri të SHSKUK-së, delegimi i anëtarëve të këtij bordi, është bërë sipas legjislacionit në fuqi, duke respektuar të gjitha normat e parapara dhe mbi të gjitha duke marrë parasysh misionin e madhe të cilin e bartin këta profesionistë shëndetësorë në këto rrethana. 

Punë të mbarë dhe shëndet!

Së bashku do t’ia dalim!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483