EKONOMI

Ministria e Infrastrukturës ia lëshon licencën terminalit të privatizuar

Ka mjaftuar vetëm një ditë që Ministria e Infrastrukturës të lëshojë licencën për terminalin doganor në Han të Elezit, pas pezullimit të punëve nga Dogana e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, njëri nga pronarët e këtij terminali, Xhevdet Bajramaliu, i cili përmes telefonit ka thënë se tashmë licencën e tyre e ka nënshkruar edhe ministri në detyrë, Pal Lekaj, dhe se terminali ka filluar punën.

Ai ka shtuar se kishte bërë kërkesë për licencim në korrik të 2019-s, por që Ministria e Infrastrukturës nuk e kishte marrë parasysh.

Këtij terminali, i cili gjendet në afërsi të pikës kufitare në Han të Elezit, iu pezulluan punët nga Dogana e Kosovës mesnatën e së hënës.

Në një përgjigje me shkrim, punëtorët në këtë terminal kanë shprehur keqardhjen e tyre në lidhje me vendimin për pezullim të punëve aty.

Ky terminal doganor, i cili është privatizuar në vitin 2011, është edhe në pronësi të Rrustem Rukollit, i cili edhe është mik i ngushtë i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në lidhje me këtë, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, shkurt kanë thënë se i është dhënë licenca gjatë së martës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.