Kombëtare

Ministri Zemaj u premton preshevarëve se do t’i ndihmojë në luftën kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka realizuar një vizitë në Preshevë, me ç’rast është takuar me zyrtarët komunalë atje – shkruan Kosova.info

Në vizitën e tij, ai u ka premtuar qytetarëve të luginës mbështetje në kohë pandemie.

Zemaj është takuar me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarin e Bujancit z.Nagip Arifi.

Se për çfarë është biseduar gjatë këtij takimi,  Zemaj ka treguar vet nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook:

Sapo përfundova takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi me të cilët biseduam për situatën rreth Covid 19 në Luginë të Preshevës dhe bashkëpunimin e përkrahjen që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e këtyre komunave.

Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.
Gjithashtu, vizituam edhe Ambulancën për trajtimin e pacientëve me Covid 19.
Pas pak takime me autoritetet lokale në Preshevë.
Bashkë për shëndetin e njëri- tjetrit!

 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483