Kosova

Ministri Zemaj flet për vdekjet që ndodhën në Klinikën Infektive gjatë vikendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për vdekjet që ndodhën vikendin e kaluar në Klinikën Infektive.

Zemaj ka thënë se në bazë të informatave që posedon IKSHPK-ja nuk është deklaruar ndonjë vërejtje rreth furnizimit apo ndaljes së oksigjenit.

“Më datë 05. 07. 2020 e kam autorizuar Inspektoratin Shëndetësor me të marrë lajmin për 4 vdekjet në Klinikën Infektive, kanë dal në vend ngjarje në orën 11:00 dhe kanë filluar hetimet rreth rrethanave që quan në këtë qasje. Mjekimi intensiv në Klinikën Infektive furnizohet me oksigjen nga qendra e furnizimit kryesor, sistem qendror. Po nga i njëjti sistem furnizohet edhe disa klinika tjera, sallat operative të kirurgjisë, emergjencës, infektives, dializës etj. Në të cilat në bazë të informata që posedon IKSHPK-ja nuk ka të deklaruar vërejtje rreth furnizimit në cilësi apo ndaljes së oksigjenit. Personeli që punon në depon qendrore të furnizimit me oksigjen e ka evidentuar sasinë e oksigjenit në orën 19:00 me të marr ndërrimin, më datë 04.07.2020, me vlerë prej 72.3 oksigjen i lëngët, ku i njëjti deklaron se e ka bërë kontrollin në ora 19:00, 20:00, 21:00, 23:00, 01:00, 03:00, 05:00 dhe 07:00 të mëngjesit ku të gjitha aparaturat kanë qenë në gjendje të rregullt”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se Inspektorati Shëndetësor është fokusuar në Klinikën Infektive ku ka ndodhur incidenti.

“Aparaturat e furnizimit me oksigjen në Klinikën Infektive janë të pajisur me censorë alarmi dhe tregojnë shtypjen e furnizimit me oksigjen dhe sinjalizojnë ndryshim shtypje në të gjitha elementet që janë profesionale dhe evidencave nga personeli shëndetësorë. Deri në këtë fazë nuk është arritur të vërtetohen shkaqet e vërteta, dhe kjo është duke vazhduar në aspektin hetimor dhe presim raportin final nga Prokuroria e Shtetit”, tha Zemaj. /Telegrafi/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483