Kosova

Ministri Vitia në konferencë për shtyp: Nuk ka të infektuar me koronavirus

Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, ka mbajtur konferencë për media në lidhje me çështjen rreth pandemisë e cila e ka kapluar globin, e njohur me emrin – “Koronavirus”, përcjell Kosova.info

Ai konfirmoi se gjatë ditës së sotme janë testuar 5 raste të dyshuara me koronavirus, por që të gjitha kanë rezultuar negative.

Gjithsej deri më sot, në Kosovë kanë qenë 57 raste të dyshuara me koronavirus, por që të gjitha kanë dalë të jenë negative.

“Sot janë testuar 5 raste të dyshuara me koronavirus dhe asnjëra s’ka rezultuar pozitive, ndërsa deri më sot janë testuar gjithsej 57 raste, të gjitha negative.
Plani i veprimit është ka shumë faqe që janë në këtë fushë që kërkon një zbatim, varësisht prej situatës, mund të vazhdojë deri në mbylljen e shkollave”, ka thënë ai ndër të tjera./Kosova.info/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dooloust.net/4/3473483