Kosova

Ministri Veliu takohet me Kimberly Riffe

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Menaxheren e Programit të ICITAP-it, znj. Kimberly Riffe.

Ministri Veliu falënderoi znj. Riffe për përkrahjen e vazhdueshme të programit ICITAP në fushën e sigurisë dhe njëkohësisht mirëpret angazhimin dhe mbështetjen e tyre edhe në të ardhmen.

Ndërsa znj. Riffe në këtë takim theksoi se ICITAP do të vazhdojë të përkrah MPBAP-në, dhe do të ofrojë ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes sëambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve