Kosova

Ministri Shala i vetmi që nuk i shfrytëzon resurset shtetërore për fushatë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që nga koha kur kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje nuk është duke i shfrytëzuar më benificionet shtetrore që ja siguron pozita e ministrit.

Shala është duke u shërbyer me veturën e tij private, ndërsa atë të ministrisë, e ka lënë në parking duke mos krijuar shpenzime për shtetin.

Ballkan.info ka siguruar fotografi të veturës së ministrit, që është duke qëndruar e parkuar që nga dita kur kryeministri dha dorëheqje.

Ministri është vozitur me një audi Q7, që tash e disa javë është duke qëndruar në parking e pa lëvizur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.