Rajoni

Ministri serb i Mbrojtjes e luan “të madhin”: Nuk ulemi në bisedime pa e tërhequr Kosova policinë

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Stefanoviq, ka kërkuar që autoritetet kosovare t’i tërheqin trupat policore nga veriu.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodhë, është e pamundur të ulet në tavolinën e bisedimeve.

Madje ai me cinizëm arsyeton edhe provokimet me helikopterë dhe aeroplanë afër kufirit me Kosovën, për të cilat thotë se ky është vendim sovran i Serbisë.

“Ne nuk po sjellim tension, as askush nuk do të na thotë se ku do t’i përdorim forcat, ushtrinë dhe policinë tonë në pjesën e Serbisë qendrore, ky është vendimi sovran i Serbisë”, tha ai, duke shtuar se Kosova ka shkaktuar shqetësim me dërgimin e Specialëve në veri.

“Është e pakuptimtë që ata të krijojnë një problem, dhe pastaj kërkohen koncesione”, shtoi ai.