Ministri Peci: Komuna e Deçanit me potencial për zhvillim ekonomik

Në vazhdën e takimeve me kryetarë të komunave me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi komunën e Deçanit, me ç’rast qëndroi për vizitë në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Përmes bashkëbisedimit me Kryetarin Ramosaj, Ministri Peci u njoh nga afër me potencialin bujqësor të kësaj komune, mundësitë e investimeve dhe nevojat që kanë bujqit e kësaj ane, posaçërisht për mundësitë e zhvillimit të turizmit malor dhe agro-turizmit si dy veprimtari që sjellin efekt zinxhiror të të mirave ekonomike.

Gjithashtu, Ministri Peci dhe Kryetari Ramosaj u dakorduan që të rrisin nivelin e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal me qëllim të avancimit të sektorit dhe krijimit të politikave të duhura zhvillimore.

Theksojmë se Komuna e Deçanit është njëra nga shtatë Komunat përfituese të Projektit për ndërtimin, zgjerimin apo rehabilitimin e sistemeve të ujitjes mbështetur financiarisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Go to TOP