EKONOMI

Ministri Mustafa diskutoi për sfidat e sektorit të qumështit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë, ku u diskutua për sektorin e qumështit pas situatës së krijuar.

Gjatë takimit, Ministri Mustafa ka diskutuar për sfidat e sektorit të qumështit, si dhe për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin që të dal nga kjo gjendje pas pandemisë COVID-19.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë e falënderuan ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje. /Kosova.info/