Kosova

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Sipas një njoftimi për media, të dy vlerësuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit si dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional në përputhje me misionet, detyrat dhe fushëveprimin ligjor të dy institucioneve në shërbim të plotë të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit dhe interesave të saj.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, z. Petrit Ajeti. Të dy vlerësuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit si dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional në përputhje me misionet, detyrat dhe fushëveprimin ligjor të dy institucioneve në shërbim të plotë të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit dhe interesave të saj”, thuhet në njoftim.