EKONOMI

Ministri Lluka kërkon përkrahje nga Zvicra për sektorin energjetik

Në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, ka takuar homologun e tij Zviceran, Guy Parmeli dhe deputetin Alfred Heer.

Gjatë takimit, ministri Lluka, ka falënderuar z.Parmeli dhe z.Heer për përkrahjen të cilën Zvicra i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999, në veçanti në sektorin e ujërave përmes projekteve në integrimin e ujësjellësve dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Temë e diskutimit me ministrin Parmeli ishte edhe përkrahja shtesë në sektorin energjetik si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Vlen të theksohet se ministri Parmelin ka qenë ministër i mbrojtjes në mandatin e kaluar dhe ka vizituar para 2 viteve trupat zvicerane të KFOR-it në Kosovë. Përshtypjet e tij për Kosovën ishin mjaft pozitive. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.