EKONOMI

Ministri i Tregtisë dhe Indusrise: Kemi nxjerrë disa vendime që shkojnë në fokus të mbrojtjes së konsumatorit të vendit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se që nga marrja e detyrës së tij fokus të veçantë i ka kushtuar konsumatorit.

Ai ka thënë se janë çdo ditë në terren për të parë nga afër se çka po u servohet qytetarëve për konsum dhe nevoja të ndryshme.

“Në tregun tonë kanë qarkulluar shumë mallra të cilat nuk kanë pas ndonjë deklaracion të mirë të shtetit nga vjen dhe që nga marrja e detyrës sime kemi pasur shumë inspektime të cilat kanë dhënë efekte positive. Kemi larguar dhjetëra produkte nga tregu vendor dhe kemi nxjerrë disa vendime që shkojnë në fokus të mbrojtjes së konsumatorit të vendit”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për televizionin publik.

Më tutje, ai ka thënë se në këtë linjë është edhe vendimi për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës, sepse ka pasur plot produkte të cilët janë shitur me deklaracion se kanë përmbajtje të qumëshit dhe në fakt ato kanë pas vetëm përmbajtje të vajit të palmës.

Krasniqi ka folur edhe për importimin e produkteve nga Serbia, duke thënë se statistikat flasin së ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia, gjithmonë duke i krahasuar me periudhat tjera vjetore.

Ministri që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se pandemia ka goditur çdo sektor në vend dhe njëri ndër ta është edhe gastronomia.

Ai thotë se po luan rolin e avokatit të bizneseve duke i mbështetur në kërkesat e tyre dhe se po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme, gjithmonë duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve.

Krasniqi shpreson se me kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët dhe biznesët ta ndjejnë dorën e shtetit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.