SPORT

Ministri i Sportit të Italisë vazhdon sulmet ndaj Ronaldos: Kemi hetim që vërteton shkeljet e protokollit

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora ka folur përsëri për Cristiano Ronaldon.

Në kohën kur skuadra e Juventus u fut në karantinim, ministri i sportit të Italisë pati disa sulme për Cristiano Ronaldo, duke e akuzuar portugezin për shkelje të protokollit anti-Covid-19.

Duket se ministri nuk ka qeruar të gjitha hesapet, duke folur përsëri portugezin, me theksin te shkelja e protokollit.

“Kur doli nga ‘fluska’, Ronaldo nuk respektoi protokollin”, ka thënë Spadafora për ‘RAI’, transmeton Kosova.info.

“Ka një hetim për ta vërtetuar këtë”, shtoi ministri.

“Tani për tani, nuk synojmë të ndalojmë futbollin profesional, por Serie A vendosi një protokoll të cilin e shkeli vet”, ka thënë mes tjerash ministri Spadafora.

Kujtojmë se Ronaldo ishte në mesin e lojtarëve që u largua nga hoteli i Juventus dhe shkoi në shtëpinë e tij, në kohën kur kishte raste pozitive te ‘Biankoneri’.