Kosova

Ministri i Jashtëm i Italisë viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, do të vizitoj sot Kosovën.

Ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe me ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,

Ndërsa, sot do të mbahet edhe një seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës.

Në seancë, deputetëve do t’i adresohet ministri italian, Luigi Di Maio.

Adresimi i tij do të bëhet në orën 17:30.

Agjenda e plotë:

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ministrja Gërvalla do ta mirëpresë homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në sallën e konferencave, në prani të ministrave të Jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio

Koha: 16:55

Vendi: Kabineti i Kryetarit

Seancë e veçantë e Kuvendit

Rendi i ditës:

Adresimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Koha: 17:30

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.​