Kosova

Ministri i Jashtëm çek: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomáš Petříček, ka thënë se qeveria e vendit të tij nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Petříček në Twitter, transmeton KTV.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur presidentin Zeman, që ka thënë se do të marrë iniciativë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Republika Çeke.

Ky postim i Petříčekit ka nxitur reagimin edhe të ministrit në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, që ka bërë thirrje që askush të mos bie në grackën e Beogradit.

“Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare. Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.