Kosova

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. JanBraathu.

Në këtë takim njoftues u diskutua lidhur me bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Bejtush Gashi tha se një nga prioritet e MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Ai falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, z. Braathu i konfirmoi ministrit Gashi se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483