KULTURË

Ministri Gashi: Ligji për Arkivat do të ndryshohet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është takuar me kryeshefin ekzekutiv të Agjencinë e Arkivave të Kosovës, me ç’rast ministri Gashi ka premtuar mbështetje për këtë institucion.

Ai ka theksuar se me kryeshefin e kësaj Agjencie janë pajtuar që të iniciohet plotësim- ndryshimi i Ligjit për Arkivat.

“Zotohemi që ministria e Kulturës do të jetë në mbështetjeje të drejtorit. Me filluar një investim të ri në këtë objekt duke përfshirë depon sistemin kundër zjarrit”, ka thënë ministri Gashi, duke besuar se brenda disa ditëve do të hapim edhe proceduarave të investimit në këtë projekt.

Ministri Gashi ka bërë të ditur se janë ndarë 60 mijë euro, por, sipas tij, kemi vendosur ta ndryshojmë këtë projekt dhe ta kemi një projekt që të përfshijë edhe të gjithë objektin.

Kurse, kryeshefin ekzekutiv, Ramë Manaj, ka thënë se duke pas parasysh premtimin e ministrit, shpresojnë që gjendja në këtë agjenci të përmirësohet.

“Kushtet e punës janë limituese në Arkivat e Kosovës, prandaj Ligji për arkivat duhet të plotësohet për shkak se Ligji aktual është i mangët  dhe ka mungesë të zgjidhjeve”, ka thënë ai.

Ai shpreson shumë që do të ketë investime për tejkalimin e saj në përmirësim të hapësirave në begatim të teknologjisë te punëtorëve dhe digjitalizimit.

Manaj ka shtuar se Ligji për Arkivat është një ligj i mangët, i tkurrur dhe prej 50 për qind ka mungesë norme dhe mungesë të zgjidhjeve.