EKONOMI

Ministri “e peshon” djathin dhe nuk i del tamam

Nëpërmjet një komunikate për media, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se “sasitë e dy llojeve të djathit” të prodhuar në Maqedoni Veriore, nuk kanë rezultuar të sakta – shkruan Kosova.info

Inspektimi është kryer gjatë një vizite të vet Ministrit Vesel Krasniqi, siç është thënë “në pjesën e dytë të muajit që shkoi” në një biznes në Prishtinë.

Ja komunikata e plotë:

Mashtrimi me sasinë

Pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore rezultuan jo të sakta. 

Dy lloj të djathit kanë rezultuar me sasi jo të saktë. Mostrat janë marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në pjesën e dytë të muajit që shkoi.

Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori.

Ministri është interesuar për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushe.

“Mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet që të drejtat e konsumatorit të shkelen”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.