EKONOMI

Ministri dhe Inspektorati i Tregut të MTI-së, nesër e inspektojnë “SharrCem”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Inspektoratin e Tregut, do të vizitojnë për të inspektuar produktet të cilat prodhohen në kompaninë “SharrCem” se a janë në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr.05/2020 për përcaktimin e kushteve për vendosjen e çimentos së zakonshme.

Në komunikatë thohet se prezent do të jetë ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.

Komunikata e Plotë:

Ju njoftojmë se Inspektorati i Tregut i MTI-së nesër do të realizojë një vizite inspektuese për të konfirmuar produktet të cilat prodhohen në kompaninë “SharrCem” se a janë në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr.05/2020 për përcaktimin e kushteve për vendosjen e çimentos së zakonshme në treg.

Në këtë vizitë do të jetë prezent edhe ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483