Kosova

Ministri Blerim Reka zotohet për transparencë të plotë

Me marrjen e detyrës së re, Ministri Blerim Reka është zotuar për transparencë të plotë – shkruan Kosova.info

Tashmë e ka hapur një kanal komunikimi me mediat, e nëpërmjet tyre edhe me opinionin publik

“Të nderuar përfaqësues të mediave, me marrjen e detyrës, ministri Reka është zotuar për transparencë të plotë në udhëheqjen e Ministrisë së Integrimit Evropian. Këtë proces të dialogut dhe komunikimit të rregullt me mediat do ta fillojmë së shpejti. Prandaj, nëpërmjet këtij njoftimi ju lusim që të gjitha komunikimet për bashkëbisedim, pyetje-përgjigje apo për caktimin e intervistave t’i bëjmë nëpërmjet komunikimit institucional që në këtë rast pikë kontakti është Drejtori për Komunikim dhe Informim, Z. Flamur Salihu” – thuhet në njoftimin për media, nga kjo ministri./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483