Kosova

Ministri Blerim Reka me një kërkesë të veçantë për kolegët e tij

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndër të tjera u diskutua edhe çështja e koordinimit më të mirë ndër-institucional – shkruan Kosova.info

Kjo u shtrua në formë kërkese nga Ministri i Integrimit Evropian z.Blerim Reka:

“…në të ardhmen s’paku kjo nuk paska qenë kjo praktikë e përbërjes së kaluar qeveritare dhe kjo mu tha nga përfaqësuesit e korit diplomatik dhe sidomos nga ambasadorja e BE-së, do të ishte mirë, pa keqkuptime, nuk është që kërkoj një pozicion super-ministror por edhe ajo tha që do të ishte mirë që të koordinohemi të gjitha ministritë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane në mënyrë që, të mos i mbajmë ka dy tri takime të duplifikuara, triplifikuara, me Ministrinë e Drejtësisë pastaj me atë të punëve të brendshme, me ministrinë e integrimeve dhe prapë të kthehemi, por mundësisht të koordinohemi sepse qëllimi është i përbashkët, pra kuptone ma tepër si një koordinim ndërministror.”

Ai vuri në dukje nevojën e ndërmarrjes së disa hapave emergjentë, që sipas tij, mund të kenë impakt financiar po qe se nuk ndërmerren./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.