Kosova

Ministri Bislimi nuk është në dijeni se sa është buxheti i Kosovës për 2020

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislmi nuk ka dhënë detaje se kur do të mbërrijë në qeveri projektbuxheti për vitin 2020.

Bislimi tha se projektbuxheti do të shkojë në qeveri sapo të përfundohet. Megjithatë, ai pohoi se do të ketë ndryshime.

Ndryshime, sipas Bislimit do të ketë në shumë ministri, për të cilat thotë se kanë pasur 1 javë kohë për të paraqitur prioritetet e reja.

“Jemi duke mbledh kërkesat buxhetore të agjensioneve shpenzuese kur të konsolidohen të gjitha e dimë sa do të jetë buxheti. Mirëpo do të jetë në linjë me të gjitha rregullat cilat i kemi vendosur ne si Qeveri”, tha Bislimi për EO, transmeton Kosova.info.

“Ka ndryshime më shumë nëpër ministritë të cilat kanë pasur 1 javë hapësirë me i reflektua prioritetet e reja, me i pastrua prej projekteve fiktive që kanë ekzistuar në të kaluarën, do të ketë korrigjime të vogla nëpër komuna, mirëpo jo që prekin kufirin buxhetor të komunave”, tha ai.

 Bislimi tha se do të ketë rritje të buxhetit edhe në sektorë të caktuar, por që nuk bëri me dije se ku saktësisht.

Kryeministri Kurti kishte premtuar se Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit të tij qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm.

Ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit, të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar.

Se çfarë do të bëhet me paratë nga autostrada e Gjilanit dhe asaj të Dukagjinit, Bislmi thotë se për këtë vendos Ministria e Infrastrukturës. 

Bislimi thotë se autostradat nuk janë ndërprerë, por vetëm procedurat e tenderimit.

“Atë e vendos ministria e Infrastrukturës kur del buxheti. Nuk i kemi ndërpre autostradat, kemi ndërpre procedurat e tenderimit për arsye se kemi konstatuar qe nuk janë ne linje me rregullativën ligjore. P.sh autostrada për Gjilan- Kamenice është tenderuar pa qenë i aprovuar buxheti. Dmth nuk ka pasur as zotim te mjeteve, ka shkelje dhe kemi qenë te detyruar me intervenuar. Përndryshe projektet infrastrukturore nuk është se qeveria do i hedh poshtë mirëpo në liste të prioritizimeve ndoshta del diçka tjetër me lartë se këto”, u shpreh ai.

 Besnik Bislmi këto i beri të ditur gjatë vizitës se parë që bëri në Doganën e Kosovës.

“Sot kemi vendos qysh nga mëngjesi me vizitua disa prej pjesëve të ministrisë qe janë shumë me rëndësi për performancën e suksesshme  të ministrisë. Tetë e gjysmë kemi qenë në Administratën Tatimore të Kosovës tash kemi vizitua doganat është dashur me i vizituar edhe më herët, por kemi një fluks të madh të punëve qe kanë nivel pak më të lartë te urgjencës”, tha ai.

Bislmi tha se do të ndihmojë Doganën e Kosovës që mos të ketë probleme derisa kryen misionin e vet.

“Ka qenë kënaqësi për mua edhe në Dogana edhe ATK me pa të arriturat e këtyre dy institucioneve qe janë burimi kryesor që na mundëson pastaj implementimin e prioriteteve të qeverisë. I diskutuam këto  të arritura po u morëm shumë specifikisht me disa prej sfidave të cilat janë ballafaquar këto dy institucione dhe u treguam qe ministria është shumë e interesime dhe e gatshme me ju ndihmuar qe ATK dhe Dogana mos me pas probleme të natyrës së tillë kur e kryejnë misionin e vet”, tha ai.