Kosova

Ministri Besnik Bislimi priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike blege Jean-Louis Servais

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi priti sot në takim njohës shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë Jean-Louis Servais, ku diskutuan për proceset zhvillimore, ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, përcjell Kosova.info 

Ministri Bislimi falënderoi shtetin belg për ndihmën e dhënë për Kosovën dhe gjithashtu e njoftoi z. Servais për procesin buxhetor, politikat fiskale, si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa, shefi i Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë Jean-Louis Servais e uroi ministrin Bislimi për pozitën e re dhe shprehi  gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën  në proceset nëpër të cilat po kalon./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483