Kosova

Ministri Abdixhku pret në takim ambasadorin e Hungarisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku,  ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë László Márkusz.

Në takim njoftues, ministri Abdixhiku, i informoi për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës.

Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.