EKONOMI

Ministri Abdixhiku njofton për anulimin e tenderit problematik, prej 110 milionë eurosh (Foto)

Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit z. Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se tenderi 110 milion euro veç është anuluar – shkruan Kosova.info

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse” – ka shkruar ndër të tjera ministri në Facebook.

Por ai i ka siguruar qytetarët dhe banorët e Anamoravës se projekti në fjalë, megjithatë do të vazhdojë.

Ja njoftimi i plotë: