OPINION

Minishengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Në Kosovë, po zhagitet për tu bërë qeveria e re. Në Shqipëri Edi Rama, e pret armikun e shqiptarëve, përfaqësuesin e çetnikizmit në pushtet, Aleksandar Vuqiq.

Këto dy ngjarje sigurisht së nuk kanë lidhshmëri, por të cilat janë tregues i mirë, së bartësit e politikave të dy shteteve tona, ose janë tranu me ka krejt, duke ja bërë argatin djallit, ose me vetëdije po na dërgojnë në greminë!

Mos formimi i organeve në njërën anë dhe miqësia e re më Serbinë, neofashiste në anën tjetër, janë dy tablotë më të zymta për shqiptarët që po na ndodhin sot.

Të shesësh mend për të ditur në fushën e politikës, dhe të veprosh në këtë mënyrë hazarde, aspak konceptuale, kjo nuk justifikohet në asnjë mënyrë. Këta në Kosovë, janë zhytur më trurin e tyre të vockël, në batakun e ndarjes së posteve, së kush prej dy taborëve të merr pushtet më shumë së pala tjetër!

Kjo maskaradë politike është duke na qit futën e zezë edhe si popull.

Minishengeni nuk është asgjë tjetër, veç një mashtrim i madh për shqiptarët në Ballkan. Serbia ka plane afatgjate hegjemoniste, kurse nisma e Ramës më Minishengenin, po jua trason rrugën mirë serbëve për dalje në deti. Strukturat politike në krye të dy shteteve tona, po ju intereson mbajtja e pushtetit, së sa punët e shtetit, edhe nëse vjen në pyetje ekzistimi ynë në hapësirat ende të trazuara ballkanike.

Vuqiq duke u fshehur më Minishengenin, kanë për synim rrënimin së pari të Shqipërisë, e pastaj edhe të shtetit të ri të Kosovës. Nuk do të ishte vetëm akt patriotik, por edhe mençuri e madhe politike e Edi Ramës, që të mos pranonte formulat antishqiptare të Vuqiqit.

Rama, e di së Kosova nuk është larguar nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë e saj. Rama, nuk është që nuk e dinë mirë, së Serbia vrau dhe masakroi mbi 14 mijë shqiptarë. Kryeministri i Shqipërisë, e dinë edhe të dhënën tjetër së Serbia kurrë deri më sot, nuk ka kërkuar falje për viktimat e pafajshme të luftës. As qe serbët mendojnë ta pranojnë Kosovën si shtet.

Edi Rama, dinë mirë për dhunimet e 20 mijë grave dhe motrave tona, edhe të Edit!

Ende nuk janë kthyer edhe 1800 shqiptarë që kriminelët serbë i kanë bartur në Serbi. Jo vetëm udhëheqjet tona që nuk po tregohen të dijshëm e as atdhetarë, po nuk po tregohemi vigjilent edhe shumica prej nesh.

Atë ditë kur Vuqiq, një përfaqësues i denjë i Millosheviqit, ka zbritur në tokën shqiptare, për mbajtjen e Minishengenit, do të ishte dashur të ngritën në këmbë i madh e vogël,e jo të shohim vetëm disa protesta të vogla dhe reagime sporadike.

Rasti i mirë ishte që përfundimisht të hiqet nga rendi i ditës një nismë e tillë fund e krye antikombëtare duke e kthyer Vuqiqin mbrapa.

Të shëtitet një pismilet si Vuqiq në gërmadhat e tërmetit, e hapur e pohon së Reçaku është inskenim, kjo është vrasje për të dytën herë të atyre që humben jetën në këtë fatkeqësi natyrore dhe vrasje për të dytën herë edhe të te gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Minishengeni e faktorizon Serbinë në rajon, duke i dhënë aq shumë kurajë  një çetniku i cili, shqiptarët i dëshiron ti shohë të gjithë të vdekur.

Këto eksperimentime të rrezikshme duhet të ndalohen sa nuk është bërë tepër vonë.

Në politikë nuk ka miqësi, ka interesa.

Shqiptarëve ju duhet integrimi i ndërsjellë për tu integruar pastaj edhe në Evropë, e jo minishengenat hileqare, të atyre që kurrë nuk i shuan pretendimet territoriale dhe zhdukjen e qenies tonë kombëtare.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483