SPORT

Mingueza rikthehet te Barcelona B

Futbollisti i Barcelonës, Oscar Mingueza nga ekipi i parë i Barcelonës është rikthyer te Barcelona B.

Arsyeja për këtë është që ta ndihmojë klubin në Play-offin e Secunda Division, përcjell Gazeta Express.

Barcelona do të ndeshet në kuadër të “Play Off-it” kundër skuadrës Murcia dhe tani do të ketë Minguezan në përbërje.

22-vjeçari ka treguar paraqitje për ekipin e parë të udhëhequr nga Koeman dhe ka qenë titullar në ndeshjet e fundit të katalonasve.