SPORT

Minatori emëron trajnerin Hivzi Ahmeti

Pasi u nda me trajnerin Faruk Statovci, Minatori është bërë me trajner të ri.

Klubi nga Magura e ka emëruar në krye të shtabit teknik trajnerin e ri, Hivzi Ahmeti.

Lajmin e ka bërë të ditur ky klub përmes grupit zyrtar në rrjetet sociale.

Minatori i ka nisur tashmë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit në Ligën e Dytë të Kosovës (kategoria e tretë).

Gjithashtu, ditë më parë ky klub e zyrtarizoi përforcimin Xhafer Kaleshi, i cili më parë ka qenë kapiten i KF Ulpianës.

Drejtuesit e Minatorit kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të vazhdojnë me befasi të radhës, duke sjell edhe përforcime të tjera.

Nënkryetari i klubit, Bekim Krasniqi zbulon se ky klub do të sjell lojtarë nga Liga e Parë e Kosovës, në mënyrë që të jetë sa më i fuqishëm në pranverë.

Minatori synon të jetë sa më i suksesshëm në pranverë.

Ky ekip gjendet në vendin e tretë në Ligën e Dytë dhe synon të ngritet në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.