Dëshira e Minas është të qëndrojë te Barça dhe të konkurrojë me të tjerët për vendin e një titullari.

Por, kjo nuk është dëshira e Barcelonës pasi Samuel Umtiti, Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen janë ata që llogariten për vendin e një startuesi.

23-vjeçari u transferua te klubi spanjoll në janarin e 2018 nga klubi brazilian Palmeiras.

Yerry Mina duke festuar golin ndaj Polonisë në Botëror

Në sezoni e fundit ai është paraqitur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

Vlen të theksohet se Mina është pjesë e Përfaqësueses së Kolumbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.