INTERVISTA

Mimoza Ahmetaj: Integrimi evropian kërkon konsensus nacional politik

Jam optimiste që raporti i cili do të publikohet nga Komisioni Evropian, më së largu deri në mesin e korrikut, do të jetë pozitiv dhe do të rekomandon përfshirjen e Kosovës në Listën e Bardhë të Schengenit, dhe me këtë qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, kështu ka deklaruar ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Në një intervistë ekskluzive për Kosova.info, Ahmetaj ka theksuar se nga koha kur bëhet rekomandimi duhet të kalojnë 6-9 muaj që qytetarët të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm.

Ndërkaq, se sa ka avancuar Agjenda Evropiane e Kosovës, dhe sa kanë  arritur t’i përmbushin obligimet institucionet e Kosovës në kuadër të kësaj agjende, ish-ministrja Ahmetaj ka veçuar se “Agjenda Evropiane kërkon konsensus të përgjithshëm nacional, sa i përket përmbushjes së obligimeve në procesin integrues. Nga raportet e fundit, del se ne kemi pas ngecje në kryerjen e obligimeve të marra”.

Kurse, sa i është pengesë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përmbushjen e agjendës evropiane dhe ecjes së Kosovës me hapa të shpejtë, ish-ministrja Ahmetaj, ka thënë se  në vazhdimësi luftimit të krimit dhe korrupsionit i kushtohet vëmendje e veçantë si në aspektin e krijimit të infrastrukturës ligjore, ashtu edhe në profesionalizimin e resurseve humane, përgjegjësi e të cilave është luftimi i krimit dhe korrupsionit, por pavarësisht të gjithave, ne kemi ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Kosova.info: Znj. Ahmetaj, këtë muaj pritet të merret vendimi për liberalizimit të vizave për Kosovën. Cilat janë  pritjet e juaja për këtë vendim, pra a do t’i rekomandohet Kosovë s heqja e vizave?

Mimoza Ahmetaj: Jam optimiste që raporti që do të publikohet nga Komisioni Evropian, më së largu deri në mesin e korrikut, do të jetë pozitiv dhe do të rekomandon përfshirjen e Kosovës në Listën e Bardhë të Schengenit, dhe me këtë qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kosova.Info: Në rast se ndodh një gjë e tillë, kur qytetarët e vendit do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Schengen?

Mimoza Ahmetaj: Nga përvoja e shteteve që deri tani kanë kaluar në këtë proces, si ato të Ballkanit por edhe Ukraina e Gjeorgjia, nga koha kur bëhet rekomandimi duhet të kalojnë 6-9 muaj që qytetarët të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm.

Kosova.Info: Para disa ditë ve kreu i Kuvendit Kadri Veseli, bashkë  me deputetë t e partive politike, kanë  filluar lobimin për liberalizimin e vizave. A mendoni se një  iniciativë e tillë do të ketë sukses?

Mimoza Ahmetaj: Kjo është iniciativë në kohën e duhur e ndërmarrë nga kryetari Veseli, sepse periudha nga publikimi i raportit të Komisionit Evropian, deri të finalizimi i procesit brenda institucioneve të BE-së (Këshilli dhe Parlamenti Evropian) duhet shfrytëzuar për lobim me parlamentet e shteteve anëtare. Kjo për arsye se Ministrat e Brendshëm (në shumicën e rasteve përgjegjës për çështje të migracionit) nuk mund të marrin vendime kokë në vete, pa e pas përkrahjen e deputetëve në parlamentet nacionale, në mënyrë që ata të votojnë pro liberalizimit të vizave, për qytetarët e Kosovës në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Kosova.Info: A janë vonuar krerët e shtetit sa i përket lobimit për liberalizim të vizave?

Mimoza Ahmetaj: Lobimi për liberalizimin e vizave është bërë në vazhdimësi nga institucionet tona, si me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së, duke u munduar që t’i prezantojmë të arriturat tona në përmbushjen e kritereve, ashtu edhe në drejtim të mirinformimit të qytetarëve tanë për vet procesin e liberalizimit, dhe çka në të vërtetë do të thotë ky proces, cilat janë mundësitë dhe të drejtat e qytetarëve tanë në momentin që neve na krijohet mundësia të lëvizim lirshëm ne zonën Schengen. Pra, lëvizja e lirë, nuk nënkupton të drejtë qëndrimi më tepër se 3 muaj dhe të drejtë pune, në vendet e BE-së.

Kosova.Info: Sa është duke e kryer punën e vet, Ministria për Integrime Evropiane, karshi proceseve integruese të Kosovës?

Mimoza Ahmetaj: Ministria e Integrimeve Evropiane, ka një staf civil shumë profesional dhe të dedikuar në punën që e bënë dhe në asnjë moment nuk kam dilemë në angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre karshi obligimeve që ata i kanë.

Kosova.Info: Znj. Ahmetaj, sa ka avancuar Agjenda Evropiane e Kosovës, dhe sa kanë  arritur t’i përmbushin obligimet institucionet e Kosovës në kuadër të kësaj agjende?

Mimoza Ahmetaj: Agjenda Evropiane kërkon konsensus të përgjithshëm nacional, sa i përket përmbushjes së obligimeve në procesin integrues. Nga raportet e fundit, del se ne kemi pas ngecje në kryerjen e obligimeve të marra.

Kosova.Info: Cilat do të jenë prioritetet e që  institucionet e Kosovë s në përgjithësi kanë  për t’u përafruar me Bashkimin Evropian?

Mimoza Ahmetaj: Duke e marrë parasysh që reformat në procesin integrues kërkojnë angazhim të madh dhe përfshijnë sektor të tërë të institucioneve tona, dhe në mënyrë që ne ta zbërthejmë procesin integrues dhe që të jetë sa më lehtë i realizueshëm në drejtim të përmbushjes së kritereve, është krijuar ERA (Reforma e Agjendës Evropiane) që nënkupton plotësimin e prioriteteve themelore, siç janë; qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrentshmëria dhe klima e investimet, si dhe arsimi dhe punësimi. Këto janë prioritete për institucionet tona, të cilat kanë afate kohore që duhet përmbushur. Çdo shtyrje në realizimin e këtyre objektivave, nënkupton prolongim të procesit për Kosovën në drejtim të integrimit në BE.

Kosova.Info: A janë vonuar institucionet e vendit në përmbushjen e detyrave jo vetëm të Agjendës së Reformave Evropiane, por edhe të MSA-së ?

Mimoza Ahmetaj: Siq e thashë edhe më sipër ERA, është pjesë e MSA-së, dhe është krijuar për ta zbërthyer implementimin e MSA-së, dhe krijuar prioritetet për institucionet tona. Ne kemi ngec në përmbushjen e objektivave për këtë vit, dhe do të duhej ta intensifikojmë punën në këtë drejtim. Uroj që takimi i fundit i Ambasadores Apostolova me Qeverinë dhe zotimi i kryeministrit Haradinaj, do ta rritë angazhimin e institucioneve përkatëse që t’i përmbushin obligimet e tyre.

Kosova.Info: Megjithatë, krerët e shtetit janë zotuar se janë duke i zbatuar detyrat në  mënyrë reale, të ERA-s, dhe të MSA-së. Sa janë duke i kryer këto detyra dhe përgjegjësi për procesin integrues, konform afateve, pa vonesa?

Mimoza Ahmetaj: Agjenda Evropiane kërkon konsensus të spektrit politik, pozitë dhe opozitë, pavarësisht numrave të koalicionit qeverisës. Meqenëse mbi 90%, e popullatës tonë është pro integrimit në BE, kjo paraqet një lloj referendumi gjithëpopullor sa i përket integrimit, dhe në të njëjtën kohë obligim për qeverinë dhe institucionet, që integrimi në BE, duhet të jetë prioriteti kryesor për vendin. Këtë momentum, institucionet tona duhet ta shendojnë në angazhim drejtë përmbushjes së reformave, që jo çdo herë janë lehtësisht të pranueshme për t’u realizuar.

Kosova. Info: Ku është Kosova, nëse marrim për bazë praktikat e vendeve të tjera të cilat kanë kaluar këto procese?

Mimoza Ahmetaj: Kosova është e fundit në rajon sa i përket fillimit të procesit integrues. Ne nëpërmjet praktikave të shteteve që tashmë kanë kaluar në këtë proces, jemi duke munduar që gabimet që ata i kanë bërë, ne të mos i përsërisim. Megjithatë, vet procesi integrues pavarësisht kornizave që i ka dhe që duhet respektuar, është përvojë e veçantë e secilit shtet veç e veç, dhe që varet nga përkushtimi i institucioneve për të arrit deri tek qëllimi, integrimi në BE. Të mos harrojmë, se asnjë nga vendet që tashmë janë anëtare nuk e kanë filluar dhe përfunduar  procesin e integrimit me një qeveri, por kanë kaluar disa qeveri derisa procesi është përmbyllë. Për këtë arsye po e them që integrimi kërkon konsistencë, kontinuitet dhe konsensus nacional politik.

Kosova.Info: Luftimi i krimit të  organizuar dhe korrupsionit mbetet sfidë për institucionet e Kosovë s. Sa është pengesë kjo në përmbushjen e agjendës evropiane dhe ecjes së Kosovës me hapa të shpejtë?

Mimoza Ahmetaj: Në vazhdimësi luftimit të krimit dhe korrupsionit i kushtohet vëmendje e veçantë si në aspektin e krijimit të infrastrukturës ligjore, ashtu edhe në profesionalizimin e resurseve humane, përgjegjësi e të cilave është luftimi i krimit dhe korrupsionit, por pavarësisht të gjithave, ne kemi ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Intervistoi: Lumturije BEKAJ

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483