SPORT

Milot Rashica vizitoi FFK-në optimist në …

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, e kanë pritur futbollistin e Kosovës, Milot Rashica, i cili ndodhet për pushime në vendlindje.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ndihmëstrajneri i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti dhe kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha.

(Foto: ffk-kosova.com)

Me këtë rast drejtuesit e FFK-së e përgëzuan Milotin për paraqitjet e mira në Bundesliga në edicionin e sapo përfunduar, teksa uruan që ai të realizojë një transferim dhe kontratë sa më të mirë gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, Rashica u shpreh falënderues për pritjen dhe për kushtet fantastike që i ka krijuar presidenti Ademi dhe FFK për ekipin e Kosovës.

Miloti tutje theksoi se rezultatet e ekipit janë të lidhura me organizimin dhe kushtet optimale që janë krijuar dhe shprehu shpresën se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë së bashku në korrjen e sukseseve të reja.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483