Bota

Miliona amerikanë urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi

Në disa shtete të ShBA-së është urdhëruar izolimi, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Konektikat dhe Nju Xhërsi u janë bashkuar Illinoisit dhe Kalifornisë, duke i urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Shteti i Nju Jorkut i ka urdhëruar bizneset jothelbësore të mbyllen.

Afro 230 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në ShBA, ndërsa mbi 18,500 janë konfirmuar si të infektuar.

Në gjithë botën, mbi 307,000 pacientë kanë dalë pozitivë, ndërsa mbi 13,000 kanë vdekur.

Ndalesa e udhëtimeve jo të domosdoshme në kufirin ShBA-Kanada ka hyrë në fuqi mesnatën e së shtunës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se guvernatorët, kryebashkiakët dhe qytetarët janë duke vepruar me “urgjencë dhe shpejtësi” në “luftën kundër virusit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.