Bota

Miliarderi japonez kërkon partnere për të fluturuar rreth Hënës

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, është duke e kërkuar një grua për të udhëtuar rreth Hënës në misionin e Elon Musk-ut.

Themeluesi i kompanisë “Zozo”, i ftoi gratë e interesuara për ta shoqëruar atë gjatë misionit të udhëtimit në Hënë në vitin 2023 që të aplikojnë në internet për këtë mision.

Biznesmeni 44-vjeçar, i cili së voni u nda nga aktorja dhe modelja Ayame Goriki, tha se ai është duke e kërkuar përsëri dashurinë.

“Jam duke e rifilluar jetën. Tash i kam bërë 44 vjet. Në kohën kur kanë filluar të më kaplojnë ndjenjat e vetmisë dhe boshllëkut, është një gjë për të cilën po mendoj, të vazhdoj të dua një grua. Dua të gjej një partnere të jetës”, shkroi miliarderi në faqen e tij në internet.

Gratë që dëshirojnë të bëhen pjesë e misionit për udhëtim drejt Hënës duhet të jenë mbi moshën 20-vjeçare, të kenë personalitet pozitiv dhe interesim për të udhëtuar në hapësirë, thuhet në shkrimin e tij.

Afati i fundit për të aplikuar në këtë projekt është data 17 janar, ndërsa vendimi për fituesen pritet të publikohet në fund të marsit, shkruan “The Guardian”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483