ROZË

Miley Cyrus pozon në bikini para pasqyrës dhe në divan

Këngëtaren do ta shohim shumë shpejt teksa do të performojë në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Miley Cyrus, e cila tashmë ka konfirmuar se do të jetë para publikut në “Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme për mbi 96 milionë ndjekës.

Së fundi, bukuroshja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet provokuese para pasqyrës dhe në divan.

Në fakt, ajo shihet duke marrë poza e veshur në bikini të zi teksa ekspozon linjat joshëse dhe seksi trupore.

Ndryshe, Cyrus ditë më parë ka publikuar video projektin e ri të titulluar, “Mother’s Daughter”, i cili deri më tani është shikuar mbi 27 milionë herë në YouTube.